S’ka stërvitje para ndeshjes në stadiumin Todor Proevski
Gjendja e fushës së stadiumit “Todor Proevski”, në Shkup ku do të luhet ndeshja eliminatore Maqedonia e Veriut...

Gjendja e fushës së stadiumit “Todor Proevski”, në Shkup ku do të luhet ndeshja eliminatore Maqedonia e Veriut – Italia është larg asaj ideales dhe përmbushjes së standardeve të UEFA-së, për ndeshje të kësaj kategorie të lartë. Për shkak të gjendjes së terrenit dhe kursimit të tij për ndeshjen e së shtunës, përfaqësuesja e Maqedonisë dhe ajo e Italisë, nuk do të zhvillojnë stërvitjet e tyre zyrtare para ndeshjes eliminatore.
Futbollistët më të mirë të vendit stërvitjen e fundit do ta zhvillojnë në qendrën e FFM-së, përderisa sipas paralajmërimeve nga shtëpia e futbollit tonë, italianët vetëm do të bëjnë një defile në stadiumin “Todor Proevski”. Kjo ndeshje do të luhet të shtunën me fillim në ora 20:45 minuta, me transmetim direkt në programin e servisit publik TVM.
