Gruevski: Zaevi do të vij në pushtet përmes krijimit të krizës

08.03.2015 18:23

Nga anketat që vet I ka porositur para zgjedhjeve Zaevi ka qenë i vetëdijshëm se SDSM-ja do të humb bindshëm dhe ajo do të jetë mbi 150 mij vota, kështu ka deklaruar kryeministri Nikolla Gruevski I pyetur për incizimet e mbrëmshme të publikuara në “Youtube”....

“Ata që marin vesh nga anketat , politikanët I kuptojnë mjaft, saktë e din cka do të thotë 7 ose 8 përqind dallim. Kjo tregon se për gjatë tërrë peridhës së fushatës udhëheqësia e LDSM –së, kanë gënjyer se janë para , se janë afër se do të fitojnë dhe se nga 27 prilli LDSM do të hyj në qeveri. Në të vërtet ata e kanë ditur se do të humbasin dhe tërë kohën kanë aktruar dhe gënjyer” – tha kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Sipas Gruevskit, Zaevi me materialet e publikuara ka falsifikuar vullnetin e qytetarëve.

“Përmes materialeve të krijuara përpigen ti tregojnë popullit se nuk kanë votuar për veprat, ndërtimet, reformat dhe shumë hapa të bëra nga Qeveria, sic janë rritja e pensioneve, pagave në administrat, ndihmave sociale etj, por kanë votuar pasi asaj që beson ai, pasi kanë qenë të detyruar” – tha kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Atë që e bën Zaevi mua me ngjan në shkollë të vjetër të Brankos, pra të vish në pushtet përmes krizës, ka theksuar Gruevski. (Rina Turkeshi – Saiti, TVM2)