Euro 2024, Donnarumma: S'ka hakmarrje, Italia me skemë të njëjtë në Shkup

07.09.2023 15:42

Italia vazhdon përgatitjet për ndeshjen e së shtunës në Shkup, për ndeshjen vendimtare kualifikuese për Euro 2024...

Italia vazhdon përgatitjet për ndeshjen e së shtunës në Shkup, për ndeshjen vendimtare kualifikuese për Euro 2024 kundër Maqedonisë së Veriut. Përfaqësuesja e vendit e drejtuar nga trajneri Milevski, cilësohet si bisha e zezë e Azzurrëve, pasi i eliminoi në  gjysmëfinalen e kualifikueseve për Kupën e Botës Katar 2022. Si sulmuesi Raspadori ashtu edhe portieri Donnarumma mendojnë se kujtimi i atij eliminimi do të jetë një stimul i rëndësishëm.
 
Sigurisht që do të kemi një rezultat të shkëlqyer. Kemi nisur një rrugë të re dhe jemi të lumtur dhe optimistë, se do të bëjmë gjëra të mëdha. Na presin dy ndeshje shumë të rëndësishme. Ne do të shkojmë në Shkup, me qëllim që të vendosim lojën tonë dhe të fitojmë, ashtu siç do të përpiqemi të fitojmë në Milano. Nuk ka hakmarrje. Ne duhet të mendojmë për veten, por do të jetë një lojë e rëndësishme.
 
Italia ndërron trajner, por jo skemë loje, teksa edhe Luciano Spalletti duket i bindur të vijojë me rreshtimin 4-3-3. Gjatë këtyre ditëve Spalletti, duke përgatitur kombëtare e tij për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut, ka bërë prova të shumta. Në qendër, ku i favorizuar është Raspadori. Në krah janë provuar futbollistë të ndryshëm, si Chiesa e Zaniolo. Në portë do të konfirmohet Donnarumma, ndërsa në mbrojtje Di Lorenzo në krah të djathtë, Scalvini e Bastoni në qendër dhe Dimarco në krahun e majtë. Në mesfushë janë të konfirmuar Barella e Tonali, para mbrojtjes do luajë njëri mes Locatellit dhe Cristantes. Pas ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut. Italia do të presë Ukrainën në San Siro të Milanos. Këta aktualisht janë në vendin e tretë në grupin C, me 3 pikë pas dy ndeshjeve.