Euro 2024, shqipëria luan “finalen” e parë në Çeki

07.09.2023 15:45

Kombëtarja shqiptare sonte në darkë do të zbresë në fushën e lojës, për të luajtur ndeshjen e katërt eliminatore....

Kombëtarja shqiptare sonte në darkë do të zbresë në fushën e lojës, për të luajtur ndeshjen e katërt eliminatore. Transferta në Pragë, do të jetë një etapë “jetike” për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024. Mbrëmjen e sotme në orën 20:45 të besuarit e Sylvinho-s do të ndeshen me Çekinë, e cila llogaritet si njëra nga dy kombëtaret rivale direkte për tu kualifikuar në evropianin e ardhshëm. Trajneri Silvinjo së bashku me ekipin do të tentojnë të dalin sonte me një rezultat pozitiv nga stadiumin “Fortuna Arena”
 
“Gjithë lojtarët duan të luajnë në këtë ndeshje. Motivimi është i mirë, jam i kënaqur në këtë aspekt. Është një ndeshje e vështirë, të gjithë e dinë. Shumë lojtar janë mësuar me ndeshje të tilla, të gjithë duan të luajnë, jam i kënaqur në këtë aspekt”. Skuadra që bën sa më pak gabime merr më shumë nga kjo ndeshje. Kemi lojtarë shumë të mirë në dispozicion. Mendoj se i kemi të gjithë elementët e duhur për të marrë maksimumin.”, tha Silvinjo, trajner i Shqipërisë.
 
“Kush nuk beson, gabon që luan në këto ndeshje. Gjithmonë vendimtare janë tri pikët. Janë pesë ndeshje deri në fund ku duhet të japim maksimumin, më pas të shikojmë se ku do të renditemi.”, tha Berat Gjimshiti, futbollist i Shqipërisë.
 
Kombëtarja shqiptare aktualisht renditet në vendin e 2-të të grupit E me 6 pikë. Kuqezinjtë kanë arritur të marrin një fitore në shtëpi ndaj Moldavisë dhe ndaj Ishujve Faroe në transfertë. Ndërkohë nuk morën asnjë pikë ndaj Polonisë.