Volejboll, Maqedonia e V. megjithatë do të luajë me Italinë
07.09.2023 15:47
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në volejboll për meshkuj, në 1/8 e finales së evropianit...
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në volejboll për meshkuj, në 1/8 e finales së evropianit e cila do të luhet në Bari, do të përballet me kampionin aktual botëror Italinë.
Dëshira e madhe për t’ju shmangur kësaj përballje nuk u plotësua, pasi në ndeshjen e fundit të grupit të Shkupit, volejbollistet e vendit me rezultatin 3:0 në sete u mundën nga Çekia. Volejbollistët vendas në këtë përballje bënë shumë gabime gjatë shërbimit dhe nuk kishin zgjidhje për lojën e Shotola dhe Vashina. Me lojën e treguar çekët dëshmuan se për momentin janë përfaqësuese më cilësore dhe me meritë siguruan përballje me Serbinë. Maqedonia e Veriut, garat e fazës së grupeve i përfundoi me dy fitore ndaj – Danimarkës dhe Malit të Zi, si dhe me tri humbje nga Polonia, Holanda dhe Çekia. Më këtë përpjesëtim këta ia dolën të shënojnë rezultat historik kualifikimin në mesin e 16-të, përfaqësueseve më të mira në kontinentin e vjetër.