Valon Berisha: Mund të marrim rezultat pozitiv

07.09.2023 15:49

Kosova dhe Zvicra do të përballen të shtunën mbrëma në ‘Fadi Vokrri’ në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024...

Kosova dhe Zvicra do të përballen të shtunën mbrëma në ‘Fadi Vokrri’ në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024. Futbollisti i Kosovës, Valon Berisha thotë se stërvitjet po shkojnë mirë, dhe sipas tij, Kombëtarja jonë më kohë do të jetë gati për duelin me zviceranët. Berisha e pranon se Zvicra është skuadër e fortë, por ai beson se Kosova ka mundësi të marrë rezultat pozitiv.
 
“Jemi duke u përgatitur për Zvicrën. E dimë që është kundërshtare e fortë. Kemi zhvilluar dy ditë stërvitje intensive, për t’iu përshtatur ritmit të lojës dhe të caktojmë sistemin se si do të futemi në ndeshje. E kemi analizuar Zvicrën. Kanë qenë dy stërvitje të mira. Ekipi është në fokus, pasi e dimë që Zvicra është kundërshtare e fortë dhe do të jetë ndeshje e vështirë. Por në futboll të gjithë e dimë se gjithçka është e mundur. Nëse organizohemi mirë dhe japim maksimumin, ekziston mundësia për të nxjerr një rezultat pozitiv”, ka thënë Berisha.
 
Siç thotë ai, atmosfera në taborin e Dardanëve është e mirë dhe premtuese për një rezultat pozitiv.