Tenis, Alcaraz dhe Keys në gjysmëfinalen e US Open

07.09.2023 15:51

Spanjoli Karlos Alkaraz dhe amerikania Madison Keys, kanë siguruar kualifikimin në ½ finalen e US Open...

Spanjoli Karlos Alkaraz  dhe amerikania Madison Keys, kanë siguruar kualifikimin në ½ finalen e US Open, në konkurrencë të meshkujve gjegjësisht të femrave…..
 
Kampioni aktual i grand slem turneut të fundit për këtë vit spanjolli Alkaraz në ¼ e finales ishte më i mirë se gjermani Zverev, ndërsa amerikania ishte Keys, për të cilën do jetë kjo gjysmëfinalja e tretë në US Open, ishte  më e mirë se kampionia aktuale  e Uimbëlldonit Vondrousova. Në ½ finale e meshkujve do të përballen Alkaraz me rusin Medvedev, si dhe Xhokoviq me amerikanin Shelton.
Ndërsa në ½ finale e femrave do të  luajnë dy teniste amerikane. Keys do të përballet me bjellorusen Sabalenka, përderisa bashkëkombësja e saj Koko Gauf, do të kryqëzojë reketin me çeken Karolina Muçova.
 
US OPEN – ½ FINALE
Meshkuj
  • Carlos Alcaraz – Daniil Medvedev
  • Novak Xhokoviq - Ben Shelton
 
Femrat
  • Madison Keys - Aryna Sabalenka
  • Coco Gauff - Karolina Muchova