Maqedoni

Komuna e Gazi Babës, u rrënua një objekt pa leje në Inxhikovë

07.09.2023 15:53

Askush nuk është mbi ligjin dhe ne nuk do të ndalemi me kaq, nuk do të lejoj që mafia urbane të lëviz nëpër komunën tonë....

Askush nuk është mbi ligjin dhe ne nuk do të ndalemi me kaq, nuk do të lejoj që mafia urbane të lëviz nëpër komunën tonë, tha kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, gjatë kohës kur shërbimet inspektuese të komunës së Gazi Babës, me MPB-në kanë rrënuar një objekt të ndërtuar ilegalisht në Inxhikovë, i cili  shtrihej në 140 metra katrorë tokë shtetërore të paraparë për Kopsht të fëmijëve. Stefkovski apelon që qytetarët të respektojnë ligjet dhe të mos kemi situata të tilla të pakëndshme.
 
“Është sjellë një procesverbal dhe vendim për largimin e objektit dhe mbylljen e ndërtimit. Por, edhe krahas mbylljes së ndërtimit, personi fizik ka vazhduar të ndërtojë në këtë vend dhe në përputhje me vendimin e sjellë për largimin e objektit, komuna e Gazi Babës me shërbimet inspektuese shkoi në rrënimin e objektit. Dua të theksoj një mesazh të qartë se kompromis me ligjin as nuk kam bërë as që do të bëj. Dhe apeloj deri te të gjithë të na kuptojnë dhe të dinë se në Gazi Babë vend për ndërtime pa leje dhe mafi urbane nuk ka.”, - deklaroi kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski. 
 
Kryetari i komunës së Gazi Babës, Stefkovski, apelon që qytetarët të respektojnë ligjet dhe të mos kemi situata të tilla të pakëndshme.
LEUNORA KALIQI