Maqedoni
Kuvendi, shënohet 32 vjetori i pavarësisë së RMV-së
07.09.2023 17:01
Në Kuvend u festua solemnisht 32 vjetori i pavarësisë së Maqedonisë së Veriut...

Pas shpalljes së pavarësisë më 8 shtator 1991, Maqedonia e Veriut kaloi nëpër shumë sprova, por arriti të ruajë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Për këtë, kryeparlamentari bëri homazhe për të gjithë ata që u sakrifikuan për shtetin e pavarur.
Vendi ka arritur një nga synimet e tij strategjike, anëtarësimin në NATO, por sfida për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropian është përpara, theksoi kryetari i Kuvendit.
“Ta ruajmë, ta zhvillojmë dhe ta avancojmë, për ne, për qytetarët tanë dhe për të gjithë gjeneratat e ardhshme që e shohin të ardhmen e tyre aty ku i takon natyrshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, anëtare e plotë ligjore e NATO-s dhe BE-së. Qoftë një ditë e lumtur e pavarësisë për shumë përvjetorë të tjerë.”, - deklaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Ky është një akt solemn dhe nuk dua të rëndoj me të gjitha zhvillimet në botë që çuan në dobësimin e sistemit ekonomik, energjetik, shëndetësor dhe funksionimin e shteteve, tha Xhaferi.
Është koha të presim me padurim lajme pozitive dhe për këtë është koha që të gjithë të jemi të përgjegjshëm, me një vizion të qartë për të ardhmen, e cila nuk duhet të ketë drejtim tjetër, përveç sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave dhe detyrimeve e të gjithë qytetarëve.
SEDAT SELIMI
