Maqedoni
Pendarovski nënshkruan Dekretin e ndryshimeve në Kodin Penal
07.09.2023 17:49
Presidenti Stevo Pendarovski, ndërkohë ka marrë vendim për nënshkrimin e Dekretit për shpalljen...

Presidenti Stevo Pendarovski, ndërkohë ka marrë vendim për nënshkrimin e Dekretit për shpalljen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, njoftojnë nga kabineti presidencial.
Ata shtojnë se ndryshimet në Kodin Penal, të miratuara nga Kuvendi, nuk parashikojnë amnisti për krimet e kryera në kryerjen e shërbimit. Përkundrazi, ende parashikohen dënime për kryerësit e atyre veprave, pasi me këto ndryshime theksi vihet në të ashtuquajturën konfiskim të zgjatur të pasurisë.
“Ndryshimet në Kodin janë në përputhje me Direktivën Evropiane për ngrirjen dhe konfiskimin e sendeve dhe përfitimeve pronësore, e cila, përveç dënimit me burg, fokusohet në konfiskimin e përfitimeve pronësore nga autorët e këtyre krimeve.”, thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentit drejtuar mediave.
