Botë
Stuhia në Greqi mori viktimën e katërt
07.09.2023 18:37
Viktima e katërt e stuhisë në Greqi. Ekipet e shpëtimit pranë qytetit Domokos...

Viktima e katërt e stuhisë në Greqi. Ekipet e shpëtimit pranë qytetit Domokos në Greqinë qendrore nxorën trupin e pajetë të një burri, viktima e katërt e stuhisë "Daniel".
Jozyrtarisht bëhet fjalë për një burrë, që prej ditës së djeshme është në kërkim. Meteorologët parashikojnë reshje shiu në orët e ardhshme. Më kritike deri më tani ishte në Volos dhe Skiathos.
