Maqedoni

Kontroll në Sllupçan të Shkupit, gjenden armë dhe municion

07.09.2023 19:49

Me urdhër nga gjykata, zyrtarët policorë kontrolluan shtëpinë dhe hapësirat...

Me urdhër nga gjykata, zyrtarët policorë kontrolluan shtëpinë dhe hapësirat tjera të Z.I (49) në fshatin Sllup♪an të Komunës së Likovës.
 
“Gjatë kontrollit janë gjetur gjashtë pistoleta të llojeve të ndryshme, rreth 2500 plumba të kalibrit 9mm, 7.62 dhe 6.35 mm dhe raket piroteknike”, thuhet në njoftimin e policisë.
 
Ata shtojnë se Z.I është arrestuar dhe është mbajtur në stacion policor.
 
“Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj Z.I do të parashtrohet parashtresë adekuate”, thuhet në njoftimin e policisë.