Maqedoni
Parashikimi i motit
08.09.2023 09:20
Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin...

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat jugore. Ndërsa orët vijuese do të shtojnë gradualisht vranësirat në të gjithë territorin e vendit por nuk priten reshje. Parashikohet që, alternim kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të dominojnë vendin edhe gjatë natës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C.
Në Shkup me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30°C.
Në ditët në vijim do të ketë periudhë të qëndrueshme moti me mëngjese të freskëta, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell dhe më i ngrohtë.
