Maqedoni

RMV shënon 32 vjetorin e pavarësisë, Pendarovski: Na duhet përpjekje e re kolektive

08.09.2023 10:28

Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon 32-vjetorin e pavarësisë nga ish-Federata jugosllave...

Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon 32-vjetorin e pavarësisë nga ish-Federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli atë shtet të pavarur dhe sovran. Ky përvjetor e gjen shtetin si vend anëtar të NATO-s dhe si shtet që ka filluar procesin e skriningut për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ndërkaq pritet miratimi i ndryshimeve kushtetuese për të hapur kapitujt e parë të negociatave.
 
Në ditën e pavarësisë, presidenti Sevo pendarovski, ftoi për një angazhim të përbashkët për ta shtyrë vendin për para. 
 
“Sot neve na duhet përpjekje e re kolektive, por, karakteri I kësaj ndërmarrje duhet të jetë I përshtatshëm me kohën në tëcilën jetojmë. Sot, nga ne nuk kërkohet heroizmi i Ilindenit ose i partizanëve përballë tiranisë. Nga ne sot kërkohet të kemi institucione funksionale, ligjet të vlejnë njësoj për të gjithë dhe reforma shoqërore nga të cilat do të përfitojnë qytetarët dhe jo vetëm ata që janë të privilegjuar. Kuptimi I ekzistimit të Republikës është që të realizojmë sëbashku atë që është e pamundur ta arrijmë veç e veç, liria, drejtësia, mirëqenia ekonomike dhe bashkëjetesa.”, tha kryetari i republikës, Stevo Pendarovski.