Maqedoni

Kovaçevski: Zëri për pavarësi, sot, zë për të ardhmen evropiane

08.09.2023 10:42

Në akademinë solemnet për 8 Shtatorin kryeministri Dimitar Kovaçevski veçoi rëndësinë integrimit të vendin në BE....

Në akademinë solemnet për 8 Shtatorin kryeministri Dimitar Kovaçevski veçoi rëndësinë integrimit të vendin në BE. Sipas tij, nëse nuk e hedhim hapin drejt integrimit evropian, vendi kërcënohet sërish me izolim. Patriotizmi nuk është mënyra se si e shikojmë të kaluarën, por si ndërtojmë të tashmen dhe të ardhmen me përvojat e së shkuarës.
 
“32 vjet më vonë, para nesh është zëri i qytetarëve, në përcaktimin e shumicës prej 80 për qind, për jetën në Evropë, në BE, por në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne, gjeneratat e sotme, kemi detyrim t'i përgjigjemi thirrjes së 8 Shtatorit të sotëm, që kërkon nga ne vazhdimësinë e idesë shekullore për përparim.
 
Sot Evropa dhe bota flasin për shtetin maqedonas, popullin maqedonas dhe gjuhën maqedonase. Sot, vendlindja jonë, Republika e Maqedonisë së Veriut është një vend i njohur ndërkombëtarisht, kufijtë e të cilit janë të vizatuar në hartën botërore. Dhe ky është dhe duhet të jetë motori ynë. Sot frenat janë vetëm në dorën tonë dhe disa prej politikanëve këtu në vendin tonë!”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.