Maqedoni
Ndryshimet në Kodin Penal, do hyjnë në fuqi pas 8 ditë
08.09.2023 11:07
Përfundoi procedura për hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kodin Penal....

Përfundoi procedura për hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kodin Penal. Ndryshimet janë publikuar në gazetën zyrtare të datës 7 shtator dhe një pjesë e tyre do të hujnë në fuqi për tetë ditë ndërsa një pjesë pas gjashtë muaj.
Ndryshimet kanë të bëjnë me 38 nene të Kodit Penal, për të cilët pushteti thoshte se 35 prej tyre kanë të bëjnë me hormonizimin e direktivat evropiane. Por ajo që ngjalli reagime në opinion ishte se ndryshimet përfshinë edhe nene që ikanë të bëjnë më keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, neni 353, si dhe shoqërim kriminal, neni 394.
Me këto ndryshime zvogëlohen dënimet për këto dy vepra penale, përcaktuan tavanin e dënimit maksimal si dhe vjetërimin e veprave penale më herët. Ndryshimet në Kodin Penal, do tëhyjnë në fuqi në ditëne tetë nga shpallja në gazetën zyrtare. Për pjesën më të madhe të neneve është paraparë hyrja në fuqi pas gjashtë muaj.
