Maqedoni
Ndryshimet në Kodin Penal, Alternativa: Pendarovski në shërbim të mosndëshkimit
08.09.2023 11:26
Vendimi i presidentit të REpublikës për të dekretuar ndryshimet në Kodin Penal.

Vendimi i presidentit të REpublikës për të dekretuar ndryshimet në Kodin Penal është dënuar nga opozita shqiptare. Sipas Alteranativës, Pendarovski në vend se të jetë President i popullit, ka vendosë t'i shërbejë interesit partiak të mosndëshkimit!
“Ndjejmë keqardhje që presidenti i Maqedonisë së Veriut zgjodhi anën e gabuar. Nënshkrimi i tij në dekretin për shpalljen e ndryshimeve të turpshme në Kodin Penal, është urimi më i keq i mundshëm në 32-vjetorin e Pavarësisë së vendit. Në vend se me popullin, ai bashkoi forcat me partitë antipopullore, të cilat për mosndëshkimin e veprave kriminale me korrupsion në radhët e tyre, shembën rendin juridik kushtetues.”, - thueht në reagimin e Alternativës.
