Botë

Vërshimet në Greqi, raportohet për persona të zhdukur

08.09.2023 12:02

Njerëzit në Greqinë qendrore u bllokuan në çatitë e shtëpive të tyre pasi përmbytjet vunë nën ujë fshatra të tëra...

Njerëzit në Greqinë qendrore u bllokuan në çatitë e shtëpive të tyre pasi përmbytjet vunë nën ujë fshatra të tëra. Së paku dhjetë persona kanë vdekur që kur stuhia Daniel goditi Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë këtë javë.
 
Çifti austriak vendosi të strehohej brenda shtëpizës që kishin marrë me qira për muajin e tyre të mjaltit pranë malit Pelion, por ajo u morr uji i përmbytjeve të shpejta. Disa rajone greke morën deri në 800 mm shi në ditët e fundit - që është sasi më e madh se në një vit të tërë. Fusha e Karditës në Greqinë qendrore u kthye në një liqen, me fshatin e saj Palamas që u mbyt në ujë.
 
Kryetari i Bashkisë së Palamas, bëri një thirrje alarmante për ndihmë në duke paralajmëruar se njerëzit ishin të bllokuar në shtëpitë e tyre dhe përballeshin me rrezik të menjëhershëm.