Botë
Agresioni rus në Ukrainë, Kievi pretendoi për “sukses të pjesshëm”
08.09.2023 12:22
Forcat ruse kanë sulmuar me raketa rajonin e Zaporizhjës dhe të Sumit mëngjesin e 8 shtatorit....

Forcat ruse kanë sulmuar me raketa rajonin e Zaporizhjës dhe të Sumit mëngjesin e 8 shtatorit. Si pasojë e sulmeve është plagosur të paktën një person, thanë autoritetet lokale, përderisa Kievi pretendoi për “sukses të pjesshëm” afër Bahmutit.
“Në mëngjes, armiku ka lëshuar disa raketa duke shënjestruar infrastrukturën civile në kryeqytetin e rajonit të Zaporizhjës. Të gjitha ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Yuriy Malashko, kreu i administratës rajonale ushtarake.
Malashnko shkroi në Telegram se të paktën një banor lokal u plagos gjatë sulmin në qytetin e Zaporizhjës.
Ende nuk ka raportime për viktima në Sumi, ku granatimet kanë shkatërruar një shtëpi private, sipas administratës ushtarake të këtij rajoni. Shtabi i Përgjithshëm i forcave ukrainase raportoi se forcat e tij kanë zmbrapsur disa sulme ruse në qytetet dhe fshatrat në lindje dhe jug të shtetit, përfshirë edhe në vendbanimet në Liman, Bahmut dhe Shaharsk në rajonin e Donjeckut.
