Zgjedhje ruse në rajonet e pushtuara në Ukrainë, banorët jetë mes granatimeve dhe pa kushte
Në territoret e aneksuara e të Ukrainës mbahen zgjedhjet lokale...

Në territoret e aneksuara e të Ukrainës mbahen zgjedhjet lokale. Rusia si kandidatë për kryetar ka zgjedhur shërbyesit e deritanishëm. Denis Pullshin, kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, tha se kjo ditë është shumë domethënëse, ku sipas tij është 80 vjetori i “çlirimit” të Donbasit.
Rusia mban zgjedhje edhe në Luhansk, Zhaporizhia dhe Kherson, të gjitha këto territore të pushtuara të Ukrainës.
“Sot kemi mundësinë të votojmë. Gjatë këtyre viteve të vështira, ne kemi mësuar të përfshihemi në fatin e Donbasit. Kjo është një ditë e rëndësishme dhe fakti që kjo po ndodh në ditën e çlirimit të Donbasit është domethënës. Është e rëndësishme të mos e humbim ndjenjën e krenarisë, kur zgjedhim fatin tonë. Tashmë jemi pjesë e një vendi të madh, por kemi edhe më shumë përgjegjësi. Është e rëndësishme të vijmë në votime, është e rëndësishme të përfshihemi në të ardhmen e vendit tonë”. – tha Denis Pushilin, kreu i Republikës së vetëshpallur popullore të Donjetskut.
Banorët në Zaporizhia aty ku mbahen zgjedhjet dhe rajon i pushtuar nga Rusia, tregojnë se vazhdimisht ka granatime ruse, veç kësaj, aty nuk ka ujë, energji elektrike dhe gaz.
Mungojnë kushtet bazë për jetesë.
“Këtu vazhdimisht ka granatime. Në mëngjes ika nga kopshti sepse mbi kokat tona fluturonin granatat, kjo është e frikëshmë. Nuk u larguam, gjynah ta linim lopën. Kemi një lopë, pula, rosat.” – deklaroi Olha Yehorova, banore e Zaporizhias.
“Unë thashë, të mos shkojmë në bodrum. Lopa është e tërbuar, sikur ndjente dicka, do të flemë në shtëpi, sapo hapa derën të nxjerr macen jasht, gjithçka u shkatërrua. Nuk pata kohë ta hidhja macën. Gjithçka ndodhi shumë shpejt.” – u shpreh sërish Olha Yehorova, banore e Zaporizhias.
“Unë pi ujë shiu. E ziej dhe e pi. Bëj çaj nga uji i shiut. S’kemi ku tjetër të marrim ujë? Njëhërë na sollën ca shishe uji, por kjo nuk mjafton.” – u shpreh Halyna Zhovner, banore e Pryvilne-Zaporizhia.
"Para luftës në të gjithë lagjen Starosta jetonin më shumë se një mijë njerëz dhe sot rreth gjysma e tyre janë larguar. Këtu nuk mund të jetosh." – tha Oleksandr Repetun, banore e Starostasë –Zaporizhia.
Në rajonin e Zaporizhias, kandidati për kryetar i zgjedhur nga Rusia, është Evgeny Balitsky. Në Republikën e vetëshpalluar Luhansk është zgjedhur Leonid Pasechnik , ndërsa në Kherson, Rusia ka zgjedhur Vladimir Saldo. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
