Maqedoni
Zjarri kaploi një shtëpi në Prilep, humbin jetën babai dhe djali
08.09.2023 13:50
Babai 80 vjeç dhe dhe djali 60 kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka kapluar shtëpinë e tyre....

Babai 80 vjeç dhe dhe djali 60 kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka kapluar shtëpinë e tyre. Fatkeqësia ka ndodhur brëmjen e së enjtes rreth orës 21:45. Zjarrëfikësit kanë intervenuar por nuk kanë mundur ti shpëtojnë dy viktimat. Ata kanë bërë të ditur se është djegur një pjesë e shtëpisë përkatësisht dhoma dhe kuzhina ku edhe janë gjetur trupat e viktimave. Njëri nga viktimat djegur, ndërsa viktima tjetër e ngulfatur nga tymi është nxjerrur nga zjarrëfikësit por ndihma e shpejtë vetëm e ka konstatuar vdekjen. Një nga fqinjët e konfirmon fatkeqësinë.
“Po rrija këtu, pash tym dhe thash po digjet diçka. Ishin tre anëtarë, dy vëllezërit nuk ishin të martuar. Jetonin me babain, nëna e tyre kishte vdekur.”, tha një banore e Prilepit.
Në vendin e fatkeqësisë kanë dalur policia dhe prokurori publik, të cilët po hetojnë shkaqet e zjarrit, ndërsa do të kryhet edhe obduksioni i trupave të pa jetë.
FARIJE DAUTI BAKIU
