Maqedoni
Ndryshimet në Kodin Penal, Kovaçevski: Nuk kishte pazar politik as amnesti
08.09.2023 14:14
Presidenti Stevo Pendarovski firmosi Dekretin për ndryshimet në Kodin Penal...

Presidenti Stevo Pendarovski firmosi Dekretin për ndryshimet në Kodin Penal, ndërsa ato u publikuan edhe në gazetën zyrtare të 7 shtatorit dhe brenda 8 ditësh pritet të hyjnë në fuqi. Kryeministri Dimitar Kovaçevski mohon zërat në opinion se ndryshimet e fundit në Kodin penal janë "Pazar" politk ndërpartiak që si kshtëzim ka ndryshimet kushtetuese. Mohon se ndryshimet Ligjore kanë pasur për qëllim amnestimin e personave të caktuar por se ndryshimet e njejta janë bërë me qëllimtë dënimeve efikase identifikim të veprave konkrete dhe konfiskimin e pasurisë të fituar në mënyrë ilegale. E gjithë kjo është bërë me qëllim të harmonizimit të legjislaturës vendore me atë të BE-së si një hap drejt antarsimit në BE.
“Nëse ka qenë ndonjë lloj "pazari", siç nuk ka qenë, atëherë me siguri në një mënyrë tjetër do të zhvilloheshte e gjithë procedura. Kjo nuk nënkupton falje dhe amnestim për askënd, atë e tha edhe Pendarovski i cili është jurist-profesor i shkencave juridike. Nëse e lexoni ligjin do të shihni se ka konkretizim të veprave penale. Dikush dëshiron ta paraqesë se me këto ndryshime nuk do të dënohen vepra që kanë të bëjnë me furnizieme publike. Në Kodpin Penal ka vepër konkrete ku dënohet keqpërdorimi gjatë organizimit të furnizimeve publike.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski
Sipas kryeministrit, Komisioni Parlamentar për Çështjet Evropiane nuk ka diskutuar shumë për ndryshimet në Kodin Penal nga asnjë grup parlamentar dhe të gjitha grupet parlamentare ishin në Kuvend kur u votua.
VMRO-DPNE: Pendarovski është bashkëpuntor i amnestisë
Nga VMRO-DPNE thonë se me nënshkrimin e dekretit presidenti Pendarovski bëhet bashkëpjesmarrës në amnestinë që LSDM dhe BDI e bëjnë për tu fshehur nga skandalet.
“Pendarovski edhe një herë vrapoi për të kënaqur LSD-në në vend që të mbrojt ligjet dhe drejtësinë dhe e gjithë kjo për një kandidaturë të re për president. Me këtë Pendarovski bëhet bashkëpunëtor në amnistinë që bëjnë partitë në pushtet për të fshehur dhe shpëtuar veten e tyre nga përgjegjësia nga skandalet e mëdha që tronditën Maqedoninë, si ai i fundit për Onkologjinë, “Besa Trans”, spitali modular, si dhe për kompanitë e energjisë elektrike dhe panelet. Asgjë nuk do t’i shpëtojë nga takimi me njerëzit dhe më pas, nga përballja me drejtësinë dhe përgjegjësinë.”, tha Naum Stoilkov nga VMRO-DPMNE.
Ndryshimet e fundit në Kodin Penal, ngjallën reagime të shumta në opinion lidhur me ata se këto ndryshime sjellin vjetërsimin e një numri të madh të lëndëve ku të dënuar kanë qenë funkionarë të lartë shtetror.
FLORIJE BELULI KAMBERI
