RMV shënon 32 vjetorin e pavarësisë, urojnë kreu shtetëror dhe ndërkombëtarët

08.09.2023 14:25

Maqedonia e Veriut shënon 32-vjetorin e pavarësisë....

Maqedonia e Veriut shënon 32-vjetorin e pavarësisë nga ish-Federata jugosllave, që u arrit përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli atë shtet të pavarur dhe sovran.  

Në përkujtimin e ditës së pavarsisë së shtetit, kreu shtetëror me mesazhe urimi.

Mes tjerash, potencojnë rrugëtimin e vendit ndër vite, arritjet, pengesat dhe ajo çka duhet bërë më tutje.

Kryetari i shtetit Pendarovski vë theksin tek vlerat e një shteti demokratik.

Sipas tij, shpërfillja e sistemit të rregullt shtetëror, ul besimin në institucione  dhe dëmton edhe vet shtetin, e pasojat më së shumti shkojnë në adresë të më të pafajshmive, thotë Pendarovski. Ftoi për një angazhim të përbashkët për ta shtyrë vendin për para.

“E di se kjo nuk është në traditë të mesazheve shtetërore, por janë të domosdoshme, sepse në vitin 1991, qytetarët votuan për Maqedoni prosperuese dhe të rregullt, të cilën akoma nuk e kemi. Sot neve na duhen hap i ri kolektiv por karakteri i këtij vendimi duhet të jetë i përshtatshëm me kohën ku jetojmë” – tha Kryetari i Shtetit, Stevo Pendarovski.

Mes sukseseve tjera, shefi  i ekzekutivit Kovaçevski përkujton nevojën për hedhjen e hapit drejt integrimit të vendit.

“Në ditën e sotme, para 32 viteve nga 95 përqindëshi i votave nga të gjithë qytetarët tanë e siguruam pavarsinë tonë dhe kjo ditë e shënuar është e rëndësIshme për shtetin tonë. Realizuam  një qëllim të madh  dhe ai është shteti i pavarur dhe,  përgjatë 32 viteve,  për çdo   ditë kemi pasur vazhdimisht  zhvillim në fusha të ndryshme”deklaroi Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.

Edhe në urimin e kryetarit të kuvendit Talat Xhaferi për pavarsinë e shtetit, theksohet  dëshira që ardhmëria të arrijë aty ku duhet të jetë natyrshëm– në familjen e madhe evropiane.

Dita e pavarësisë së shtetit në urimet edhe të miqëve ndërkombëtar.

Ndër ta, mesazh urimi pranojmë edhe nga sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, presidentja e Kosdovës Vjosa Osmani dhe raportuesi për vendin tonë në Parlamentin Evropian Ilhan Kyçyk.

Urim për përvjetorin e pavarësisë edhe nga NATO. 

Referendumit popullor për pavarësi i parapriu Deklarata për Pavarësi, të cilën Parlamenti i parë i Maqedonisë shumëpartiake e miratoi më 25 janar 1991. Një hap i rëndësishëm për shtetin ishte miratimi i Kushtetutës së re më 17 nëntor të vitit 1991. (Nermin Mulaki, TVM2)