Maqedoni

Rasti “Spitali i Onkologjisë”, Kovaçevski: Të përkushtuar të zbardhet rasti

08.09.2023 14:47

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti sigurojnë publikun se 100% janë të përkushtuar...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti sigurojnë publikun se 100% janë të përkushtuar në zbardhjen e rastit me keqpërdorimet e terapisë në Spitalin e Onkologjisë. Përsëritën se për të gjithë ata që do të vëretetohet fajsia, nuk do të kursehen nga dënimi. Institucionet e kanë mbështetjen e të gjithve që ta zbardhin rastin. Apelohet që rastet e dyshimta për keqpërdorime me terapinë e të sëmurëve me kancer të paraqiten.
 
“Unë edhe një herë do të përsëris, në këtë rast nuk do të ketë falje për askënd. Ju e shihni se edhe Ministria e Punëve të Brendhshme edhe Prokuroria informuan se të gjitha materialet që i kanë kërkuar u janë dorëzuar. Kam porosi deri tek të githa institucionet që punojnë në këtë rast se vëmendja jo vetëm e qytetarëve por edhe e imja si Kryetarë i Qeverisë dhe antarëve të Qeverisë është e orientuar 100% drejt zgjidhjes së këti rasti.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Mexhiti: Të paraqiteten rastet e keqpërdorimit
 
“Deri më tani në Ministri nuk ka ankesa ndërsa unë në disa raste kam përsëritur dhe apeluar që të paraqesin çdo dyshim apo parregullsi, të mos ngelet me atë se dikush ka thënë apo ka dëgjuar diçka. Si anjëherë me parë në mënyrë trasparente po bëjmë gjithçka. Ne jemi në komunikim të rregullt me Pokurorinë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me iniciativë timen çdo ditë jemi në komunkim dhe pyesim se deri ku është procedura me qëllim të kemi një përfundim dhe të dihet me emër dhe mbiemër të dihet se kush është fajtorë dhe ka shkelur ligjet e RMV-së.”, tha Ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
 
VMRO-DPMNE vlerëson se pushteti është i përfshirë në këtë krim andaj për të qenë hetimi real kjo Qeveri duhet të largohet.Vetëm kështu është e mundur drejtësia, thonë nga VMRO-DPMNE. 
 
“Pra, për 6 vjet Sistemi për kontrollin e terapisë është mbyllur, krimi është vënë në dukje me vite, ka raste vjedhjesh dhe shitjesh, drejtorët po ndërrohen, por askush - absolutisht askush, as qeveria, as ministër, as mjek, as prokuroria, pyet pse ky sistem qëndron i fikur, kur është blerë dhe sistemi nuk kthehet në përdorim!? Dhe tani që zbardhja e trafikimit të jetës në Onkologji ka dalë në dritë, ministrit të Shëndetësisë i është kujtuar se ka një sistem që parandalon vjedhjet, ndaj do të përpiqet ta vë në përdorim!”, tha Naum Stolikov nga VMRO-DPMNE
 
Këto komentë u bënë me rastin e hapjes së tri sallave të reja në Spitalin “8 Shtatori” që posedojnë pajisje dhe aparatura të reja për kardiologji intervenuese, radiologji dhe otorinolaringologji. Përdorimi i tyre pritet të zvogëlojë numrin e pritjeve për koronarografi, angiografi karotide, angiografi dhe stentim. Janë instaluar një aparat mamografie që mund t'u shërbejë 60 pacientëve në ditë, një aparat ekografie, një tomografi kompjuterik, dy nga makineritë dixhitale më moderne për radiografinë konvencionale dhe një aparat navigimi.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI