Barça lidere, Messi shënon hat-trick
08.03.2015 18:51
Lionel Messi ka regjistruar hat-trickun e tij për rekord në ndeshjen ku Barcelona shkatërroi Rayo Vallacanon në Camp Nou...

Me fitoren e radhës, Barcelona doli në krye të klasifikimit të La Ligas, pas humbjes së papritur të Real Madridit ndaj Athletic Bilbaos mbrëmë. Luis Suarez gjithashtu shënoi dy gola sot në fitore, për të vërtetuar formën e mirë që ka kapur, derisa Messi ka shënuar rekordin e hattrickëve në Spanjë (24), një më shumë se rivali nga Real Madridi Cristiano Ronaldo (23).
Pas kësaj fitoreje Barcelona ngritët në vendin e parë me 62 pikë, 1 më shumë se sa Real Madrid në vendin e dytë.
