Botë
Mitrovica e Veriut, institucionet paralele serbe nuk lirojnë objektin
08.09.2023 15:50
Sot është dita e fundit për lirimin e objektit të komunës së Mitrovicës së Veriut...

Sot është dita e fundit për lirimin e objektit të komunës së Mitrovicës së Veriut, nga institucionet që funksionojnë nën sistemin e Qeverisë së Serbisë. Por siç bëjnë të ditur mediat kosovare objektet nuk janë liruar, ndërsa punëtorët që punojnë me sistemin paralel të Beogradit, vazhdojnë të qënbdrojnë në objekt.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dekalruar se nuk ka kurrfarë diskutimesh lidhur me atë që serbët në veri të Kosovës “t’ua lëshojnë ndërtesat dhe pronat atyre të cilëve ato nuk iu përkisnin kurrë”.
“Ne kemi treguar vullnet të mirë, kemi biseduar me përfaqësuesit e serbëve që të pranojnë dialogun për mbajtjen e zgjedhjeve në veri”, tha Vuçiq.
Ai tha se të mërkurën ose të enjten e javës së ardhshme, delegacioni i Serbisë do të shkojë në Bruksel për bisedime me delegacionin e Kosovës, takim në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
“Është obligim për ne. Ne gjithmonë e kemi konsideruar dialogun si mënyrën e vetme për të zgjidhur problemet, dhe problemet vetëm po akumulohen”, tha Vuçiq.
