Nikollovski dhe Kacarska, reagime për ndryshimet në kodin penal

08.09.2023 18:35

Platforma e organizatave qytetare...

Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupcionit nuk pajttohet me ndryshimet e fundit ligjore në Kodin penal. Nga kjo platformë vlerësojnë se me ndryshimet në Kodin penal hapen dyert për vjetërsimin e shum lëndëve, si Titank, Target, Fortesa, TNT, Trezor, apo Talir. Dimitar Nikollovski nga Eurothink ka vërejtje për shpejtësinë me të cilën u miratuan ndryshimet ligjore.

“Kur e shohim mënyrën e miratimit të këtyre ndryshimeve ligjore, gjatë natës, para festës shtetërore me mospërfshirje të opinionit në debatin profesional dhe ekspertëve, mund të vihet te konkludimi se motivimi primar për miratimin e këtyre ndryshimeve nuk është drejtësia, siç do të duhej të ishte, por ka motive tjera. Për cilat motive bëhet fjalë do të mësojmë në periudhën e ardhshme, por jo për momentin” – deklaroi Drejtori i Qendrës për strategji Evropiane “Eurothink”,  Dimitar Nikollovski.

E befasuar me ndryshimet në Kodin penal është shprehur edhe Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska.

Sipas saj, nuk mund të mbrohen ulja e dënimeve në kodin penal me konfiskimin e pasurisë.

Ajo poashtu është befasuar me shpejtësinë e miratimit të këtyre ndryshimeve pa kurrfarë pengesash edhe nga opozita, ndërsa siç thotë Kacarska, për më shum se dy vite deputetët nuk po mund të dakordohen për zgjedhjen e gjykatësve në gjykatën kushtetuese, që kjo gjykatë të mund të kompletohet. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)