Guterres, ndasitë mes vendeve po rriten
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres...

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka thënë se bota përballet me rrezik të konflikteve, teksa ndasitë mes vendeve po rriten.
Ai e ka bërë këtë paralajmërim pak para nisjes së samitit të grupit të 20 vendeve më të industrializuara – G20.
“Nëse jemi një familje globale – sot i ngjajmë një të tille jofunksionale”, u ka thënë Guterres gazetarëve në Nju Delhi.
“Ndasitë janë duke u rritur, tensionet po përkeqësohen dhe besimi po zhduket – dhe të gjitha këto i rrisin mundësitë për ndasi apo edhe për konfrontim”.
G20 aktualisht përbëhet nga 19 shtete dhe Bashkimi Evropian, dhe si i tillë përbën dy të tretat e popullsisë globale.
Mirëpo mospajtimet e mëdha për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe idetë se si të luftohen ndryshimet klimatike pritet ta pengojnë arritjen e ndonjë marrëveshjeje në takimin dyditor të liderëve në Nju Delhi.
