New Orleans mposht Memphis Grizliess, fitore regjistrojne edhe Philadelphia dhe Cleveland

08.03.2015 18:54

Skuadra nga Louisiana u rikthye te fitorja pasi në New Orleans, mposhti një nga ekipet më të mira të këtij sezoni pikërisht Memphis Grizliess me rezultatin 95-89...

Tyreke Evans me 26 pikë e 7 asiste dhe Anthony Davis me 23 pikë dhe 10 rebound udhëhoqën New Orleans Pelicans drejt një suksesi shumë të rëndësishëm në NBA.

Ky ishte suksesi i 34-të sezonal për skuadrën e drejtuar nga trajneri Monty WIlliams po aq sa Oklahoma por City Thunder pozicionohen në vendin e tetë të konferencës së perëndimit pasi numërojnë një humbje më pak se New Orleans.

Në sfidat e tjera të Nba spikat ndalesa e Atlanta Hawks pas 6 fitoresh radhazi. Skuadra nga Georgia u mund nga Philadelphia me rezultatin 94-82.

Fitore regjistroi edhe Cleveland që kaloi në Ohio Phoenix Suns 89-79. Ndërkohë falë një James Harden në formë të shkëlqyer që koleksionoi në total 28 pikë 7 asiste dhe 4 rebound, Houston Rockets mposhti në transfertë Denver Nugetts 114-100.