Ndryshimet kushtetuese, Mariçiq: Do të bisedojmë me çdo deputet
Maqedonia e Veriut ka kapacitet dhe vullnet...

Maqedonia e Veriut ka kapacitet dhe vullnet që ta zë afatin e vitit 2030 për t’u bërë anëtare fuqiplote e BE-së, thotë në intervistë për TVM2, zv.kryeministri për eurointegrime, Bojan Mariçiq.
Potencon se në këto dy muaj të rëndësishëm për vendin, do të argumentojnë edhe më fuqishëm para deputetëve dhe opinionit, beneficionet e të qenurit anëtare e BE-së. Paralajmëron humbjet shoqërore nëse lëshohet ky interval kohor për integrim.
“Do të intensifikohet komunikimi me secilin deputet në periudhën e ardhshme. Ne presim që në muajin shtator, tetor të qartësohen mirë dy blloqet politike: njëri që është për integrim evropian sa më të shpejtë dhe tjetri që është kundër anëtarësimit në BE dhe që mendon se kemi kohë për të pritur. Pritja është strategji e cila do t’a zbrazë vendin tonë nga të rinjt dhe që do t'a vrasë shpresën për të ardhmen evropiane. Unë besoj se mund të jemi anëtare deri në vititn 2030 dhe nëse punojmë fuqishëm, sigurisht do të bëhemi anëtare në vitin 2030” – tha Zv. Kryeministri për Eurointegrime, Bojan Mariçiq.
Musliu: Ka kohë, Qeveria të intensifikojë punën
Edhe për analistin politik Albert Musliu, qeveria duhet t’i rreket qasjes për t’i bindur inidividualisht disa deputetë të VMRO - DPMNE-së, pasi që varianti githëpërfshirës për t’iu bashkangjitur rrugëtimit evropian, duket se has në vështirësi.
“E shofim se ajo qasje shkon pak më rëndë, d.m.th. nuk ka gadishmëri, pavarësisht inkurajimeve dhe udhëzimeve që i japin partnerët tanë euro-atlantik. VMRO – DPMNE-ja duket së paku sipas liderit dhe disa eksponentëve të VMRO-së se ajo qasje nuk mund të jetë e realizueshme. Kësaj qeverie i ngelet opsioni i dytë, e që është opsioni ku do të bindin shtatë ose tetë deputetët e opozitës që t’i përmbahen ndryshimeve ksuhtetuese për të mirën e shtetit dhe shoqërisë. Besoj se në periudhën që vijon, qeveria do të koncentrohet në opsionin e dytë” – deklaroi analistik politik, Albert Musliu.
Musliu është optimist se koha ende na premton për të implementuar mdryshimet kushtetuese, duke potencuar se nëntori nuk është datë e prerë dhe nuk është humbje nëse ky kusht plotësohet deri në fund të vitit. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
