VMRO për ndryshimet në kodin penal, Qeveria frigohet nga zgjedhjet
Ulja e dënimeve është konfirmim se Qeveria....

Ulja e dënimeve është konfirmim se Qeveria është kriminale dhe ka frikë nga përgjegjësia dhe burgu, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.
Sipas tyre LDS dhe BDI kanë 6 vite që bëjnë krime, qindra milionë janë ndarë për kontrata për kompanitë e afërta me pushtetin dhe tani që janë të vetëdijshëm se po dështojnë dhe se do të duhet të përgjigjen, po ndryshojnë ligjin dhe po ulin dënimet. Nuk ka njohje më të madhe të krimit të LDS-së dhe BDI-së sesa ulja e dënimeve për krimet që mund të kryejnë zyrtarët, thonë nga VMRO DPMNE.
“LSD dhe BDI apo BDI dhe LSD jashta proceduarave , jashtë logjikës votuan amnesti për vete dhe për krimet e shumta që nuk janë dënuar dhe skandale korruptive duke u friguar nga zgjedhjet dhe ngjarjet që do të pasojnë pas zgjedhjeve. Një gjë do të premtojmë dhe ajo është se pas zgjedhjeve përgjegjësi do të ketë për të gjithë” – tha Naum Stoillkovski nga VMRO DPMNE.
LSDM për ndryshimet në kodin penal, janë në pajtueshmëri me direktivat e BE-së
Por nga LSDM nuk pranojnë që ndryshimet në Kodin Penal janë Pazar me VMRO DPMNE në, duke potencuar se Ndryshimet e Kodit Penal janë në pajtueshmëri me direktivat që vinë nga BE që kanë për qëllim efikasitetin e Kodit Penal.
“Me këto ndryshime do të rritet efikasiteti dhe çka vlen nëse nga njëqind persona që e kanë shkelur kodin penal përgjigjet vetëm njeri siç ishte në rastin konkret. Pikërisht me këto ndryshime do të përmirësohet efikasiteti dhe është me rëndësi është që gjitkush që ka shkelur Kodin Penal që ka kyrer vepër penale të përgjigjet” – deklaroi Darko Kaevski nga LSDM.
Ndryshimet në Kodin Penal parashohet se do t’u vjetërsohet përndjekja penale më shumë se 80 personave të akuzuar në 14 lëndë gjyqësore të iniciuara nga koha e ish- Prokurorisë Speciale Publike. (Flutura Latifi – Rahimi, TVM2)
