MPB: Arrestohen dy persona, dyshohen për tregti me armë
Në një aksion të përbashkët policor...

Në një aksion të përbashkët policor të më shumë departamenteve pranë MPB-së, janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohen për tregti me armë.
Dy personat janë privuar nga liria ndërsa po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen dhe ndalimin edhe të personave të tjerë të dyshuar .
“Pas urdhrave të pranuar paraprakisht nga gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, janë kryer bastisje në tetë lokacione në zonën e Gjorçe Petrovit dhe Sarajit, te B.L. (27), E.SH.(35), X .L.(22), A.Sh.(28) ,A.Z.(25), G.K.(27), L.I.(19) dhe D.M. (24). Gjatë kontrolleve u gjetën prova të veprës penale të kryer nga neni 396 i Kodit Penal për ‘prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve ose lëndëve shpërthyese’, ndërsa ka të bëje sasnëi e madhe municionit dhe armëve të zjarrit automatike të cilat u gjetën më parë më 23.08. 2023”, thonë nga MPB.
Ndaj personave për të cilët janë siguruar provat SPB Shkup ka dorëzuar kallëzim penal tek PTHP-ja kompetente, ndërsa provat janë duke u siguruar edhe për personat e tjerë të përfshirë. Ndaj dy personave të arrestuar, Gykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Penale në Shkup ka shqiptuar masën paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Gjithashtu gjatë një kontrolli policorë në Demirkapi u gjetën municion dhe mjete për prodhimin e municioneve ku u ndaluan dy të duyshuar. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
