Jansrud fitoi globin e vogël të kristaltë, Vonn para Mazes e Fenningerit

08.03.2015 18:57

Skiatori norvegjez, Kjetil Jansrud dominoi në garën e sotme të zhvilluar në Kvitfjell të Norvegjisë dhe shënoi fitoren e gjashtë në edicionin e sivjetshëm dhe njëkohësisht duke fituar edhe globin e vogël të kristaltë...

Jansrud zuri vendin e parë me kohë të kaluar 1:37.44 minuta dhe ishte me kohë më të mirë se Vincent Kriechmayr nga Austria dhe kanadezit Dustin Cook të cilët zurën vendin e dytë respektivisht të tretin.

Jansrud që ka 29 vjeç ka arritur shifrën e 476 pikëve në supersllallomin e madh, duke lënë pas vetes Dominik Paris (353). Ndërkaq, në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Marcel Hirscher kryeson me 52 pikë (1128) më shumë se Jansrud që mban vendin e dytë.

Te gjinia më e bukur, në Garmishpartenkirhen të Gjermanisë, Lindzi Vonn arriti e para në cak duke e ka ashpërsuar edhe më shumë luftën për Globin e Vogël të Kristaltë në supersllallom të madh. Vonn që më e shpejt se Tina Maze e Sllovenisë dhe  se e treta, Ana Fenninger nga Austria. Për Vonn ishte fitorja e 6 në edicionin e sivjetshëm apo e 65-ta në karrierë të saj, ndërsa kryeson me 440 pikë në renditjen e përgjithshëm të supersllallomit të madh dhe ka tetë më shumë se e dyta, Fenninger (432). Se kush do të fitojë Globin e Vogël të Kristaltë do të dihet në garën që mbahet në Meribel të Francës. Maze udhëheq me 1285 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës dhe është para Fenningerit (1241), Vonn (842).