Ndryshimet e fundit në kodin penal, DASH: Mund të groposin ambiciet e vendit

09.09.2023 18:25

Ulja e dënimeve për veprat e shpërdorimit të detyrës....

Ulja e dënimeve për shpërdorim të detyrës dhe bashkimit kriminal  shkaktuan vërejtje nga administrata amerikane. Shërbimi për shtyp i Departamentit të Shtetit, për Zërin e Amerikës ka deklaruar se “korrupsioni ka potencial të minojë ambiciet strategjike të Maqedonisë së Veriut”.

“Inkurajojmë  Maqedoninë e Veriut të përmbushë premtimet për të luftuar kundër korrupsionit. Udhëheqësit duhet të tregojnë rezultate të prekshme, të fuqishme kundër  korrupsionit duke forcuar pavarësinë institucionale dhe parandalimin e ndërhyrjeve politike, në veçanti në gjyqësor. Kjo është me rëndësi esenciale për të plotësuar qëllimet e qasjes në  BE dhe ndërtimin e besimit të qytetarëve ndaj  Qeverisë”, - thonë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.