Padia e antidiskriminimit ndaj MASH-it, Mustafa: Animon situatën por s’është zgjidhje
Paralajmërimet e Komisionit për Antidiskriminim....

Paralajmërimet e Komisionit për Antidiskriminim për padi të mundshme ndaj MASH-it për shkak të mungesës së librave dhe teksteve shkollore nuk është zgjidhje. Sipas njohësve të mirë të këtyre çështjeve mungesa e librave ka qenë në vazhdimisë, dhe në vend që të punojmë në sigurimin e materiale shkollore, ne merremi me akuza dhe kundërakuza se a thua vallë te kush qëndron problemi.
Për profesor-doktor Avzi Mustafën vetë mungesa e teksteve shkollore flet mjaftueshëm se si, dhe kush po e dëmton procesin mësimor.
“Ky Komisionin edhe pse e ka të drejtën dhe kompetencën, si dhe të drejtën të alarmoj padrejtësit që u bëhen nxënësve, dhe të paraqes procedurë gjyqësore, por kjo nuk do të thotë se kjo do të sjellë ndonjë përparim, por kjo gjithsesi se të ndikoj ose të paktën do të sensibilizoj këtë problem, se në Maqedoni ka vite me rradhë që u mungojnë tekstet shkollore nxënësve, me të cilët edhe sot mbetet teksti si një prej burimeve kryesore, ajo mungesë bënë dëmin më të madh sidomos tek nxënësit e shkollës bazike fillore, sepse nxënësi nuk do të ketë burimin primar” – tha profesor doctor Avzi Mustafa.
Mustafa: Komision i posaçëm për tekstet
Mungesa e këtyre teksteve nënkupton se fëmija nuk do të ketë detyrë zhvilluese, ose mundësi që t’i kthehet librit nëse diçka nuk ka kuptuar.
Sipas Mustafës zgjidhja më e mirë do të ishte që ministri i MASH të paralajmëron dorëheqjen sepse nuk janë siguruar tekstet shkollore, ndërsa edhe Komisioni Nacional, i cili ekziston me një numër aq të madh dhe të cilët nuk e kryejnë punën, do të ishte zgjidhja më e mirë që ato të ulën edhe një herë dhe ta marrin seriozisht këtë problem, dhe të zgjidhet tamam një komision.
“Unë nuk di, a ka diku në botë që Ministria e Arsimit të jetë botues i teksteve shkollore, kjo ndodhë vetëm këtu në Maqedoni, dhe kjo që po ndodh tek ne, nuk mund ta përmirësoj, dhe kështu do të ngelë se mbetet kjo mënyrë e botimit të teksteve nëpër shkollat në Maqedoni do të jetë problem edhe në të ardhmen” – deklaroi profesor doktor Avzi Mustafa.
Mustafa poashtu paralajmëroi se çështja me tekstet shkollore duhet sa më shpejtë të zgjidhet, sepse në të kundërtën e gjithë kjo mund të konsiderohet edhe si kohë e humbur, dhe nevoja për krijimin e një Komisioni të pavarur nga ekspertët është nevojë e domosdoshme. (Fitim Kryeziu, TVM2)
