Kërçovë, ikja e mërgatës zbraz qytetin, bie ekonomia

10.09.2023 14:00

Sipas vlerësimeve të ekspertëve të fushës së ekonomisë....

Sipas vlerësimeve të ekspertëve të fushës së ekonomisë, mërgata kërçovare është një infuzion ekonomik që i sjellë Kërçovës të hyra vjetore prej afro 6 milion eurosh. Prezenca e tyre gjatë dy muajve të verës ka sjellë përfitime edhe për tregtarët e kësaj ane, me të cilat ato do të mund të sigurojnë mbijetesën afariste në një periudhë të krizës së përgjithshme ekonomike.

Kërçova e këtyre ditëve nuk e ka gjallërinë e muajve korrik dhe gusht, që zakonisht krijohet me prezencën e mërgimtarëve tanë në vendlindje.

Prezenca e tyre ka sjellë edhe përfitime për tregtarët, të cilët vlersojnë se kjo periudhë e vitit ka shënuar rritje të përfitimit tregtar që siguron mbijetesën e tyre vjetore, pasiqë tashmë dihet se mërgata kërçovare po sjellë në vendlindje, të hyra prej afro 6 milionë eurosh.

“Kur kanë qenë kurbetçinjtë ka qenë më mirë. Kishte lëvizje. Tani është më dobët është pazari. S’ka as pastërti. S’ka kushte”.

“Ka dallim shumë. Edhe këtu në Kërçovë edhe në Gostivar edhe kudo që të shkosh ka shumë dallim. Po të mos jenë ata kështu është shumë vështirë në çdo aspekt. Ja tani janë 30 veta në pazar. Kur janë gurbetçinjtë është pak më ndryshe”.

“Kur ishin gurbetçinjtë në muajin korrik ose gusht ka qemnë dukshëm më mirë. Tani dukshëm ka rënë, popullsia ka shkuar atje ku jeton dhe vepron. Këtu është dobët. Njerëz nuk kemi. Kushtet janë kështu siç i shihni” – thanë disa nga trgetarët e intervistuar nga TVM2.

Ata shpresojnë se qarkullimi i tyre tregtar do të rritet përsëri me rastin e këthimit të mërgimtarëve tanë në vendlindje për të shfrytëzuar pushimin e festave të fundvitit. (Shaban Dalipi, TVM2)