Ndryshimet në kodin penal, a prevalon integrimi mbi krimin?!
Ndryshymet në Kodin penal...

Ndryshimet në Kodin penal edhe më tej po përplasin LSDM dhe VMRO-DPMNE, ku kjo e fundit akuzon se këto ndryshime janë bërë me qëllim faljen e personave të cakuar të përfshirë në krim.
Edhe pse propozim ndryshimet u propozuan nga Qeveria ai nuk u nënshkrua nga Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, me arsyetimin se nuk ka qenë i bindur se kjo është zgjidhja e duhur.
Për VMRO-DPMNE-në, ky është një qëndrim që nuk ka bazë, duke pasur parasysh se Lloga e ka rolin kryesorë në Ministrinë e Drjetësisë.
“Lloga të mos aktrojë rolin e portierit në Ministrinë e Drejtësisë, ai është Ministër dhe bartë përgjegjësinë për ndryshimet në Kodin Penal. Ajo që është bërë, është një amnestim për krimet e LSDM-së, BDI-së dhe satelitët e tyre për raste si Spitali Modular, Besa Trans, Onkologjia, Llaskarca, Heqja e Organeve të pacientëve në ambulancat private ilegale” – tha Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.
Nga LSDM edhe më tej theksojnë se këto ndryshime nuk kanë pasur qëllim tjetër, pos harmonizimit të legjislativës vendore me atë të BE-së.
“Ndryshimet që u miratuan në Kuvend, ndërsa u propozuan nga Qeveria janë me qëllim harmonizimin e Kodit Penal me direktivën e BE-së EU42-2014. Është thenë gjithashtu se në Ligj ka 422 baza, me të cilat mund të veprohet” – u shpreh Trajan Dimkovski nga LSDM.
Pas ndryshimeve në Kodin Penal, blloku opozitar shqiptar Lëvizja Demokratike, Besa dhe Alternativa pyesin nëse javën e ardhëshme do t’i kthehet pasaporta ish Kryeministrit në arrati, Nikolla Gruevski dhe kështu të amnestohet nga veprat penale. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
