Skandali në onkologji, VMRO: Krimi do mbetet i pandëshkuar

10.09.2023 15:33

Kanë kaluar 10 ditë nga skandali...

Kanë kaluar 10 ditë nga skandali që tronditi Onkologjinë dhe ende nuk ka asnjë rezultat akuzojnë nga VMRO DPMNE.

Qeveria, LSD, BDI,  kanë përgjegjësi për strukturën mafioze të Onkologjisë për vjedhjen e ilaçeve, përgjegjësi për kthimin në punë të  një personi të kapur duke vjedhur citostatikë në Onkologji.

Sipas tyre ky krim do të përfundojë i pandëshkuar njëlloj si shumë krime të tjera që tronditën vendin.

“Pacientëve u janë shkaktuar dëme të tmerrshme nuk kanë marrë terapinë e nevojshme, janë gënjyer, janë kërkuar para për barna. që shteti i bleu nga buxheti. Poashtu nuk ka zgjidhje reale për zjarrin e spitalit modular. Nuk ka asnjë zgjidhje për Besa Trans,  për Laskarcën,  për heqjen e organeve në një praktikë ilegale. Por pas gjithë kësaj qëndron LSD, BDI,  sponsorët, partnerët në krim! Përgjegjësi duhet të ketë, do të ketë edhe pas ndryshimit të Qeverisë” – tha Naum Stollkovski nga VMRO DPMNE.

LSDM: Mickoski ka frikë nga hetimi

Por, nga LSDM thonë se Mickoski ka frikë se çfarë do të tregojë hetimi i rastit të Onkologjisë, për gjithçka që është bërë me skemën e tmerrshme të krijuar shumë vite më parë.

“Nuk ka asnjë ndryshim në rrjetin  kriminal të DMPNE-së. As Mickoskit, e as DPMNE- së nuk i intereson drejtësia, sa poshtë ka rënë kjo parti. Hetimi Onkologjik është në vazhdim dhe udhëhiqet nga institucionet kompetente dhe jo nga partitë politike. Çdo person fajtor, pavarësisht nga përkatësia partiake, etnike apo çfarëdo tjetër, do të përgjigjet për krimet që ka kryer” – thonë nga LSDM.

Danillovski: Mjekët mos heshtin para krimit

Sipas Epidemiologut Danillovski, do të duhen vite që të rikthehet besimi te institucionet shëndetësore.

“Të gjinden dhe me emër dhe mbiemët të shpallen fajtorët për këtë skandal, assesi nuk guxon të anashkalohet ky rast sepse në të kundërtën populli kur të hyn në ordinancë do të pyetet edhe ky mjek mos është i njejtë. Edhe ne puntorët shëndetësor nuk duhet të heshtim për kolegët tanë pjesmarrës në krim sepse veçmë edhe heshjtja është pjesmarrje në krim dhe poashtu edhe populli nuk duhet të hesht nëse një mjek i caktuar i kërkon mito” – u shpreh epidemiologu, Dragan Danillovski.

Skandali vështirë mund të zbardhet pa dëshmitarë të mbrojtur konsideron Epidemiologu  Danillovski, sepse sipas tij ka kaluar shumë kohë dhe është e mundur që dëshmitë me shkrim të jenë asgjësuar. (Flutura Latifi, TVM2)