Tërmeti në Marok, mbi dy mijë viktima, s’dihet sa janë nën rënoja

10.09.2023 16:01

Më shumë se 2000 persona humbën jetën....

Më shumë se 2000 persona humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm që e goditi Marokon. Mijëra të  tjerë janë me lëndime të rënda dhe po bëhen përpjekje të gjinden të mbijeturit nën rrënoja pas tërmetit me intenzitet prej 7.2  gradë i evidentuar si tërmeti më i fuqishëm deri më tani që ka goditur Markun.

Njerëzit po flenë në rrugë, ndërsa vendbanimet malore nuk kanë energji elektrike dhe celularë.

“Isha duke fjetur kur ndodhi tërmeti. Nuk munda të ik sepse çatia ra mbi mua . Më shpëtuan fqinjët përderisa isha nën rrënoja . Tani jetoj tea ta sepse shtëpia ime është tërësisht e shkatërruar nga tërmeti” – tha një banore.

“Muret plasën dhe gjithçka ra në tokë. Ika së bashku me fëmijët e mi. Kur dëgjova se fqinja ime është nën rrënoja shpejtuam që ta shpëtojmë” – deklaroi një banorë.

Ekipet e shpëtimit janë në teren me shpresë se do të shpëtojnë njerëz nën rrënoja. Ushtarët dhe punonjësit humanitar dërgojnë ushqime dhe ujë në fshatrat malore. Dëme katastrofale ka në qytetet antike të cilët nuk janë ndërtuar të përballojnë një tërmet me një  intenzitet të tillë.

“Më vjen keq për një fëmijë që pash, qante sepse tezja e tij dhe bija e saj ishin nën rrënoja. Duhet të jemi të fortë që tu dalim në ndihmë këtyre njerëzve, duhet ti ndihmojmë” - u shpreh Kryetari i Fondacionit Laksam,  Mustafa Laksam.

“Kjo është hera e parë që përjetoj tërmet dhe kjo është  një ndjenjë shumë trishtuese.  Njerëzit nuk kanë ujë, kjo është një fatkeqësi natyrore dhe mendoj se të gjithë në bashkësinë evropiane duhet të ndihmojnë” – deklaroi një banorë.

Në afërsi të epiqendrës së tërmetit ka ndërtesa dhe shtëpi të rrënuara. Njerzit flenë jashtë.

“Tre nipat e mi dhe nëna e tyre humbën jetën. Ende janë të ngujuar nën rrënoja” – u shpreh një banore.

Ekipi mjekësor kinez realizoi më shumë operime dhe lindje cezariane në Qendrën Mjeksore të Markos Qendrore.

“Tërmeti ishte shumë i fuqishëm, por për fat të mirë nuk kishte viktima prej personelit tonë mjekësor. Personeli ynë mjeksor rrezikoi që të punojë dhe të përfundojë operimet në sallën e operacionit” – theksoi njëri prej mjekëve nga ekipi kinez mjekësor.

Mbreti maroken Muhamedi i gjashtë urdhëroi forcat e armatosura që të mobilizojnë ekipe të specializuara për kërkim dhe shpëtim dhe të vendoset siptal kirurgjik në teren. Vendi shpalli tre ditë zie si dhe apel për ndihmë humanitare. (Flutura Latifi – Rahimi, TVM2)