Rexhallari 'vetem' ne vendin e peste ne Sofje

08.03.2015 19:03

Mundesi me i mire i Maqedonise vitet e fundit, Jasin Rexhallari, ne turneun e fuqishem te Sofjes, per mundes U23 'Petko Sirakov - Ivan Iliev', edhe perkunder paraqitjes se mire, u mjaftua me plasman ne poziten e peste...

Rexhallari, ne fund te garave, regjistroi dy fitore dhe poaq humbje. Ne seancen e mengjesit, gjithçka nisi shume mire per Jasinin ne kategorin deri ne 61 kg, me ç'rast ne raundin e pare, kaloi gjeorgjianin Ramazan Malakoevi, duke e mundur me 10-6.

Rexhallari, edhe ne raundin e dyte kishte kundershtar nga Gjeorgjia, Giorgi Sulava, te cilin e mundi edhe me lehte, me dush teknik 11-1, pas te cilit u plasua ne gjysemfinale.

Aty, edhe perkunder paraqitjes se mire deri ne mbyllje te gjashte minutave, mundesi yne u mposht nga turku Mehmet Erzinxhanli, duke u perfituar me te drejten te luftoj per medaljen e bronzte.

Ne seancen e pasdites, Jasin Rexhallari, u takua me vendasin Dimitar Ivanov, ne lufte per vendin e trete dhe gjate raundit te pare, regjistroj paraqitje mjaft te mire, me ç'rast i njejti u mbyll me rezultat te barabarte 6-6.

Ne raundin e dyte, mundesi vendas ishte me i mire dhe fitoi medaljen e bronzte, ndersa perfaqesuesi yne u ndal ne poziten e peste.

Ndryshe, per Rexhallarin, ishte ky testi i fundit ne vigjile te Kampionatit te pare Evropian ne moshen deri 23 vjeç, i cili pas dy javesh do te organizohet ne Varshave te Polonise.