Aksident tragjik në rrugën Selanik-Evzoni, një autobus turistik përplaset me dy vetura
10.09.2023 17:02
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e së dielës....

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e së dielës në rrugën nacionale Athinë-Selanik, në daljen për në pikën kufitare Evzoni, përkatësisht Bogorodica, kur një autobus me turistë nga Serbia është përplasur me dy automjete.
Si pasojë e aksidentit katër pasagjerë grekë që ndodheshin në një prej dy automjeteve kanë gjetur vdekjen.
I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i makinës tjetër, ndërsa nga 81 pasagjerët e autobusit turistik dykatësh, 47 persona janë lënduar, shumica e tyre me plagë të lehta.
Personat e lënduar janë dërguar në spitalin e Kilkizit, atë të Selanikut dhe në Gumenicë. Autobusi i përkiste agjencisë turistike “Vin Travel” në Beograd.
