Sezoni turistik në Shqipëri, Rama: Dy milion turistë të huaj vetëm në gusht
Shqipëria krenohet ne “bumin” turistik që pati gjatë këtij sezoni....

Shqipëria krenohet ne “bumin” turistik që pati gjatë këtij sezoni, i cili vazhdon edhe gjatë muajit shtator. Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka publikuar të dhënat, të cilat tregojnë se vetëm gjatë muajit gusht Shqipërinë e kanë vizituar mbi dy milionë turistë të huaj.
“Shifrat zyrtare tregojnë se Shqipëria mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit gusht, teksa sezoni veror po vazhdon me flukse të larta edhe në shtator duke premtuar për një vit me rezultate spektakolare në turizëm, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.
Konformë shifrave të ndara nga kryeministri Edi Rama në Facebook, në gjysmën e parë të këtij viti shqipërinë e kanë vizituar rreth shtatë milionë e dy qind mijë turistë të huaj, 27% më shumë krahasuar me vitin një vit më parë.
