Greqi, 14 viktima nga përmbytjet

10.09.2023 18:40

Në Greqi është rritet numri i viktimave...

Në Greqi është rritet numri i viktimave pas përmbytjeve në rajonin e Thesalisë. Sipas Mbrojtes Civile të Greqisë nga përmbytjet atje janë shënuar 14 viktima, Sëfundmi janë gjetur të vdekur nënë e bir, që ishin shpallur të zhdukur, në zonën e Metamorfosit në Kardicë.

Gjithsej janë shpëtuar dhe evakuuar 4250 persona, të cilët janë dërguar në vende të sigurta, nga 5 shtatori deri në 10 shtator, sipas informacioneve të Zjarrfikësve. Njëkohësisht, në të njëjtën periudhë kohore në Qendrën Operative të Zjarrfikësve janë marrë 9047 thirrje për pompim uji dhe prerje pemësh.

Niveli i ujit në disa prej zonave të prekura të Thesalisë po tërhiqet dalëngadalë, duke zbuluar dalëngadalë fatkeqësitë që la pas moti i keq “Danieli”. Qytetet dhe fshatrat mbeten nën tonelata ujë dhe baltë, rrjeti rrugor në shumë vende është shembur, urat janë ndarë në dysh, shtëpitë janë rrëzuar dhe fusha Thesalian është kthyer në një liqen gjigant, ku mijëra qytetarë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre.