Rusia sulmon Ukrainën me 32 dronë, Ukraina rrëzon 25 prej tyre

10.09.2023 18:54

Rusia ka sulmuar Ukrainën me 32 dronë...

Rusia ka sulmuar Ukrainën me 32 dronë gjatë natës mes së shtunës dhe të dielës, shumica e të cilëve e kishin për cak kryeqytetin Kiev, thanë zyrtarët e ushtrisë ukrainase.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se pushtuesi e ka sulmuar Ukrainën me 32 dronë kamikaze prej të cilëve 25 janë shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase.

“Pushtuesi rus i drejtoi shumicën e dronëve në rajonin e Kievit.

Dronët u futën në kryeqytet në grupe dhe nga drejtime të ndryshme”, tha Sergiy Popko, kryetar i Administratës Ushtarake të qytetit të Kievit.

Mbetjet e tyre ranë në disa rrethina, duke e dëmtuar një banesë në një ndërtesë shumëkatëshe, si dhe rrugët dhe linjat e rrymës, shtoi Popko.

Sulmet ajrore ruse vijnë në një kohë kur liderët ukrainas po i bëjnë thirrje Perëndimit për përkrahje shtesë për ta zmbrapsur pushtimin rus.