Procesi Bërdo-Brioni, krerët e shteteve pjesëmarrëse mblidhen në Shkup
Presidenti Stevo Pendarovski, sot, do të jetë mikpritës i takimit të liderëve të vendeve pjesëmarrëse të Procesit Bërdo-Brioni...

Presidenti Stevo Pendarovski, sot, do të jetë mikpritës i takimit të liderëve të vendeve pjesëmarrëse të Procesit Bërdo-Brioni, ku do të diskutohen integrimet evropiane, ndryshimet klimatike dhe shpërngulja e të rinjve. Takimi i Bërdo-Brioni është ngjarje vjetore multilaterale në të cilën takohen presidentët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Nikoqir i takimit është Presidenti Stevo Pendarovski, ndërsa bashkëpritës janë Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç dhe Presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc-Musar.
Pjesë e takimit pitet të jenë Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai i Malit të Zi, Jakov Milatoviq si dhe anëtarët e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës.
