Botë

Tërmeti shkatërrues në Marok, numri i viktimave po rritet

11.09.2023 09:52

Për të tretën natë radhazi në Marrakesh pas tërmetit, njerëzit po flenë jashtë....

Për të tretën natë radhazi në Marrakesh pas tërmetit, njerëzit po flenë jashtë.

Ushtarët dhe ekipet ndërkombëtare të ndihmës po hyjnë me kamionë dhe helikopterë në qytetet e largëta malore të goditura nga tërmeti historik. Numri i të vdekurve është vazhdimisht në rritje. Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 300,000 njerëz u prekën nga tërmeti me magnitudë 6.8 ballë.

Autoritetet pranuan ndihmë ndërkombëtare nga vetëm katër vende: Spanja, Katari, Britania e Madhe dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Njerëzit janë të zemëruar, sepse ndihmat nuk po arrijnë në qytete dhe fshatra në zonat malore rurale.