Ukrainë, Rusia vendos sistemet raketore Iskander
11.09.2023 11:42
Rusia ka vendosur 46 sisteme raketore Iskander përgjatë kufirit me Ukrainën....

Rusia ka vendosur 46 sisteme raketore Iskander përgjatë kufirit me Ukrainën.
Ata mund të lëshojnë raketa lundrimi dhe balistike në infrastrukturën civile të Ukrainës. Më herët, ushtria ukrainase njoftoi se Rusia sulmoi Krivi Rih me sistemin raketor Iskander.Presidenti ukrainas Zelensky, nga ana tjetër, ka bërë të ditur se ushtria ukrainase ka bërë përparime në frontin jugor dhe drejt qytetit të Bakhmut.
