Maqedoni

RMV-ja dhe Portugalia, marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

11.09.2023 14:07

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe homologia e saj nga Portugalia, Maria Helena Carreiras...

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe homologia e saj nga Portugalia, Maria Helena Carreiras, nënshkruan në Shkup marrëveshje bashkëpunimi nga sfera e mbrojtjes. Dy vendet aleate në NATO nënshkruajnë për herë të parë marrëveshje në fushën e mbrojtjes, theksoi me këtë rast ministrja Petrovska, duke paralajmëruar bashkëpunimin intensiv në sferën e sigurisë.
 
“Për të mirën e përbashkët dhe zhvillimin e dy forcave të armatosura do të përkushtohemi në bashkëpunimin intesiv dhe konsultime nga sfera e politikës së sigurisë, operacionet paqësore, trajnimet e përbashkëta dhe edukimin. Do të punojmë edhe në mbrojtjen e ambientit jetësor, në kontekst të aktiviteteve të armatës, sepse dy vendet janë shoqëri të zhvilluara që i kushtojnë rëndësi edhe mbrojtjes së ambientit jetësor.”, - deklaroi ministrja e Mbrojtjes e RMV-së, Sllavjanka Petrovska.
 
Ministrja portugeze tha se si partner në NATO, fuqishëm beson se qëllimi i përbashkët në mbrojtje dhe siguri mund të arrihet vetëm nëpërmjet përforcimit të aleancave, ide që u riafirmua edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në mbrojtje mes dy vendeve. 
 
“Kjo marrëveshje do të shërbejë si gurthemel për zhvillimin e marrëdhënieve tona. Do të doja të theksoj disa sfera të bashkëpunimit që kemi për qëllim t’i zhvillojmë, duke përfshirë konsultimet e rregullta politico-strategjike, angazhime për ruajtjen e paqes, stërvitje, bashkëpunim në sferën e politikës së përbashkët të mbrojtjes dhe sigurisë, sajber siguria, industria e mbrojtjes, agjenda për gratë, paqen dhe sigurinë.”, - theksoi ministrja e Mbrojtjes së Portugalisë, Maria Helena Carreiras.
 
Njëherit ministrja portugeze theksoi mbështetjen që vendi i saj i jep integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, duke vlerësuar se kjo do ta forconte projektin evropian dhe do të kontribuonte për stabilitetin e rajonit ballkanik. 
 
GYLTENE SINANI