Maqedoni
Oda ekonomike: BE-ja të prolongojë disa rregullore dhe standarde
11.09.2023 15:40
Në shkallën nga një deri në dhjetë, ekonomia e Maqedonisë së Veriut nga aspekti teknologjik...

Në shkallën nga një deri në dhjetë, ekonomia e Maqedonisë së Veriut nga aspekti teknologjik, në periudhën e fundit është renditur në shkallen e tretë, thonë Oda e Ekonomisë. Oda Ekonomike i bën kërkesë Bashkimit Evropian të prolongojë disa standarde dhe rregullore për disa sektorë të biznesit, veçantësisht sektori bujqësor, industrisë se metaleve dhe metalurgjisë, të cilat duhet të implementojnë një numër të madh standardesh ekonologjike. Njoftojnë se do të kërkojnë nga BE-ja hapje graduale të tregjeve dhe fondeve evropiane, rritje të fondeve për konkurrencën dhe inovacionin, si dhe investime shtesë, por në të njëjtën kohë kërkojnë dhe mbikëqyrje të projekteve infrastrukturore.
“Për ne është shumë e rëndësishme që edhe gjatë procesit të bisedimeve kompanitë e tregut tonë të jenë të thirrur të implementojnë kushtet dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian. Për t’u arritur i gjithë procesi duhet edhe masa të reja dhe kryesore është që të kemi qasje në fonde të Bashkimit Evropian.”, - theksoi Jadranka Arizankovska nga Dhoma e Tregtisë.
Plotësimi i të gjithë kritereve evropiane dhe zbatimi i rregullores që do të vihet si kusht, do të ketë ndikim financiar në kompanitë andaj kërkojmë dhe fonde shtesë, thonë nga Oda Ekonomike.
“Rishikimi që aktualisht është i disponueshëm në tregun e vendit nga Bashkimi Evropian ka të bëjë me linjën kreditore të kompanive të vogla dhe të mesme. Gjithashtu ka fonde nga ebor fonde për Evropën juglindore dhe nga Banka Evropiane për investim.”, - u shpreh Antoneta Manova-Stavreski nga Dhoma e Tregtisë.
Brenda kuadrit të negociateve të anëtarësimit të BE-së, nga 6 klasterë Ekonomia është pjesë përbërëse e 5 klasterëve. Nga Brukseli njoftojnë se gjatë periudhës së përshtatjes së legjislacionit, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor mund të kenë qasje në tregun e përbashkët, njëkohësisht të jenë dhe pjesë e sigurisë kibernetike.
GAZMEND REXHEPI
