Dibër, shqyrtohet projekt ligji për parkun e Mavrovës

08.03.2015 19:14

Ne organizim të ministrisë të ambientit jetësor dhe planifikimit hapsinor dhe parku nacional I mavrovës Në hotelin makpetroll u mbaqjt shqyrtimi publik për propozim-ligjin për shpalljen për pjesë e mbrojtur e mavrovës në kategorinë e parkut nacional...

Në këtë takim ku mernin pjesë përfaqësues nga ministria e ambientit jetësor, parku I mavrovës drejtues të ndryshëm nga ministritë me relevancë për këtë aktivitet, si dhe përfaqësues të bashkësive lokale nga Reka dhe shoqatave joqeveritare me karakter ekologjik.

Vllatko Trpevski nga ministria për ambient jetësor sqaroi  propozim ligjin , ku në hartën e parkut nacional të mavrovës ishte bërë ndryshimi dhe kategorizimi I parkut  I në tre zonave të parkut nacional të Mavrovës:

1 në zonën nën mbrojtjen e reptë,

2 zona nën menaxhim të kontrolluar

3 zona nën menaxhim  të qëndrueshëm  që nuk kanë vlera të veçanta për mbrojtje

Pas prezentimit të propozim ligjit debati I shqyrtimit public u ndalua nga organizatori që të ndiqet nga gazetarët.

Me këtë rast intervistuam Bashkim Mashkullin Kryetar I këshillit komunal të dibrës, Bardhyl Marku përfaqësues i shoqatave ekologjike  dhe Aleksandra Bujarovska.

Bujarovska shprehu se këta  ndryshime synojne te mundesojne ndertimin e centraleve dhe si pasoje do të paraqitet devijimi i lumit Radika.

Me miratimin e ketij ligji parcelat ku mendohet te ndertohen centralet, hiqen nga zona te mbrojtura dhe të njejtat nuk do te jene pjese e parkut nacional. Përfaqësuesit e bashkësive lokale të anarekasit shprehën pakënaqësi, pasi për këtë ligj nuk ishin konsultuar banorët që përfshihen në parkun nacional të Mavrovës. (Atli Dema, TVM2)